Nga Gazeta Si- Një suplement ushqimor me origjinë nga Gjermania, me emrin “Moringa organic”, rezulton me prani të Salmonella spp, që konsiderohet i rrezikshëm për shëndetin e njeriut.
AKU njofton se produkti është pjesë e kategorisë së suplementeve ushqimore dhe ushqimeve dietike, për të cilin Shqipëria ka marrë njoftim nga sistemi europian RASFF (Rapid Alert System for Food and Feed).
Sipas të dhënave të publikuara, produkti i identifikuar mban lotin “C 12105” dhe datë skadence 28.06.2028.

Sasia e importuar në Shqipëri ka qenë 12 njësi me peshë 125 gram secila ndërkohë që 6 njësi janë shitur.
Operatori eksportues është DRASANVI, SL, ndërsa importues në vend rezulton kompania “Espana Pharm” sh.p.k.
AKU u bën thirrje qytetarëve që nëse e kanë blerë këtë produkt, të mos e përdorin dhe ta kthejnë pranë pikës ku e kanë marrë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje