Media Galeri

Zbulohet një shpatë kryqtare në brigjet e Izraelit

Guackat, rëra që tani është bërë gur dhe kripa e detit e shndërruar në gurë të çmuar që mbulojnë hekurin. Nuk është sekret se ajo relike dikur përdorej për të mbrojtur veten ose për të sulmuar dhe vrarë përgjatë këtij bregu, i cili 900 vjet më parë ishte një vend zbarkimi për luftë.

Pranë malit Carmel, drejt veriut të Izraelit dhe Libanit, një zhytës izraelit ka identifikuar gjetjen që arkeologët e datojnë me kohën e kryqtarëve.

Në një nga gjiret më të mbrojtura, ata fortifikuan muret e Shën Gjonit të Akrës të konsideruar si porta e Jeruzalemit, bastionet gjithashtu i rezistuan rrethimit të Napoleonit, i cili u përpoq të pushtonte qytetin për dy muaj.

Shlomi Katzin ishte zhytur nën ujë në kërkim të metaleve, spirancave dhe mbetjeve të anijeve, por identifikoi shpatën një metër të gjatë që ndoshta doli nën rërë për shkak të rrymave më të forta në këtë sezon që sjell stuhitë e para të vjeshtës.

Ai vendosi ta merrte shpatën për të parandaluar vjedhjen e saj dhe tani ajo mbahet në Departamentin e Thesareve Kombëtare, me studiuesit që janë të bindur se simbolet e tjera të shumë luftërave në Levant që ende nuk përfundojnë, fshihen në këtë gji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë