Një maskë hekuri për fytyrën që duhet të jetë mbajtur nga një pjesëtar i kalorësisë romake rreth 1800 vjet më parë që është zbuluar në veri të Turqisë qendrore. Maska u gjet gjatë gërmimeve të një strukture të fortifikuar në qytetin antik të Hadrianopolis në Paphlagonia, pranë Eskipazarit të sotëm, në provincën Karabük.
Arkeologët nga Universiteti Karabük aty pranë thanë se gjetjet tregojnë ndikimin e Perandorisë Romake në rajon gjatë fillimit të shekullit të 3-të pas Krishtit.
Qyteti i Hadrianopolis – i njohur gjithashtu me emrat Cesarea dhe Proseilemmene – mendohet se ka qenë i banuar nga shekulli I para Krishtit deri në shekullin e VIII pas Krishtit./ Burimi: Daily Mail
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)











