Lojëra me Dore

Zbulohet e vërteta/ Gjokoviç investon për një kurë Covid-i, ka 80% të ‘QuantBioRes’


Në qershor të 2020-ës, Novak Gjokoviç, numri 1 i tenistit botëror dhe në qendër të polemikave pas ngjarjeve që e lanë jashtë Australian Open, ka blerë 80% të aksioneve të kompanisë daneze “QuantBioRes”, që merret me zhvillimin e një trajtimi për të përballuar Covid-19.

Saktësisht, tenisti serb ka 40.8% të aksioneve të kësaj kompanie, kurse bashkëshortja e tij, Jelena, ka 39.2%. Lajmin e ka dhënë “Reuters”, që ka kontaktuar administratorin e kompanisë që operon në sektorin e bioteknologjisë, Ivan Lonçareviç. Ai nuk e ka përmendur shumën e investuar nga numri 1 i tenisit në botë.

Novak Gjokoviç. Gazeta Si, 20 janar 2022

Duke iu referuar gjithmonë asaj që shkruan “Reuters”, kompania beson shumë te një skuadër specialistësh të fushës së kërkimeve që operojnë në Danimarkë, Australi dhe Slloveni. “QuantBioRes” po përpiqet të zhvillojë një mënyrë kurimi, që nuk e lejon virusin të infektojë qelizat. Studimet klinike pritet të fillojnë këtë verë në Britaninë e Madhe. Nuk bëhet fjalë për një vaksinë, por për një kurë.

Novak Gjokoviç nuk ka pranuar kurrë të deklarojë publikisht, nëse është i vaksinuar apo jo. Ai e ka kaluar Covid-in, ndërkohë Australia nuk e lejoi të merrte pjesë në "Australian Open", pasi serbi nuk kishte rekomandimin e duhur dhe sepse kishte bërë deklarata të rreme, kur u mor në pyetje nga autoritetet vendëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë