Gazeta Si – Një arsenal i trë armësh zjarri u zbulua mbrëmjen e t enjtes në një magazinë në Kodër-Mëzes pranë Tiranës.
Në këtë ambient policia gjeti dhe sekuestroi 1 automatik, 1 snajper me dylbi, 2 mitralozë, 2 silenciatorë, 2 granata hedhëse të lehta kundratank, 9 granata të tjera të llojeve të ndryshme, sasi e konsiderueshme municioni luftarak, 3 automjete, njëri prej tyre i blinduar, 3 motomjete pa targa, 1 mjet lundrues “Jet ski”, 4 palë targa automjetesh shqiptare dhe të huaja, 2 fenelina policie dhe 1 paruke.
Në pranga ra pronari i depos të zbuluar në këtë ambient, 62-vjeçari Kujtim Çaushi. Policia po ashtu shpalli në kërkim djalin i tij, Erlind Çaushi, 35 vjeç.
Operacioni, i cili u kodua “Arsenali”, u ndërmor në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në Kodër-Mëzes, në një magazinë një person mbante armë zjarri të llojeve të ndryshme.
Ashtu si kurse mund të shikohet në videon e vënë në dispozicion nga policia, banesa ishte lokalizuar në një zonë jo shumë të populluar, një shtëpi e braktisur 3 katëshe, në të cilën ishin fshehur makinat si edhe armët.
Dyshimet janë të forta se këto armë iu shiteshin grupeve të tjera kriminale për të kryer vrasje. Policia po përpiqet të dokumentojë edhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.



Ky është arsenali i katërt brenda pak muajsh që është zbuluar në kryeqytet. I pari u gjet në 16 qershor, brenda një vile e katëshe në Kodër Mëzez të Tiranës e në pranga ra Elvis Bakalli 30 vjeç dhe Dorian Kalo 45 vjeç.
Në 21 qershor u gjet një tjetër arsenal i fshehur në garazhin e një pallati në Tiranë, në zonën e Liqenit të Thatë. Kjo “depo” armësh ishte në pallatit ishte i lokalizuar në rrugën “Peti” në kryeqytetit.
Garazhi ishte marrë me qira nga 27-vjeçari, me 2 mbiemra, i identifikuar si Eno Papa Beqiri. Teksa një tjetër është gjetur në mes të Tiranës, ku u gjetën shootgun, armë automatike e 4 silenciatorë teksa në pranga kanë në 2 të rinj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




