Filma

Zbulohet data e publikimit të filmit ‘Moana 2’

Për të gjithë fansat e filmit të animuar “Moana”, Disney ka njoftuar se vazhdimi i “Moana” të vitit 2016, do të mbërrijë në kinema më 27 nëntor.

Në një deklaratë, CEO i Disney, Bob Iger tha: “Moana mbetet një film shumë i njohur dhe ne mezi presim t’ju japim më shumë nga Moana e Maui”.

Në filmin e parë, Moana shkon në një udhëtim përtej oqeanit me gjysmëperëndinë Maui, për të ndihmuar në shpëtimin e popullit të saj. Në kapitulli tjetër, ne do ta shikojmë atë të nisë një mision të rrezikshëm në detet e largëta të Oqeanisë, pasi të marrë një telefonatë nga paraardhësit e saj.

Vazhdimi i “Moana”, nga përshkrimi, pritet të jetë “një aventurë ndryshe nga çdo gjë që ajo është përballur ndonjëherë“.

Filmi do të drejtohet nga David Derrick Jr.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë