Teknologji dhe Inovacion

Zbulohen skicat e para të iPhone 14, do të jetë tërësisht prej xhami

Në internet kanë filluar të qarkullojnë pamjet e para të skicave të iPhone 14 edhe pse jemi ende disa muaj larg prezantimit të modelit të radhës.

Produkti i ri flitet se do të jetë i gjithi prej xhami dhe i përthyer në cepa duke i dhënë formë të njëtrajtshme nga të gjitha anët.

Kjo do të bëjë që në telefonin e ri të ketë më shumë hapësirë por gjithsesi nuk do të ndryshojnë përmasat e telefonit.

Në iPhone 14 në të njëjtën kohë mund të prekni çdo cep të telefonit dhe ta përdorni atë për disa funksione.

Njëra anë e celularit mund të përdoret për të mbajtur shënime, për shembull, ndërsa me anën tjetër mund të flisni në telefon pa e bllokuar ekranin tuaj.

Patenta, e zbuluar nga Patently Apple, u dha nga Zyra e Patentave dhe Markave të SHBA-së dhe u regjistrua si markë më 16 nëntor dhe të gjitha specifikimet deri në detajet më të vogla si butonat apo edhe modelet e reja të orës Apple Watch apo kompjuterave Mac prej xhami janë bërë publike.

Pajisja do të dukej sikur është formuar nga një copë xhami e vetme.

Nuk është e qartë se kur telefoni do të dalë në treg pasi një patentë në të vërtetë nuk garanton që një produkt do të prodhohet.

Gjithsesi Apple pritet të lëshojë iPhone 14 shtatorin e ardhshëm, kështu që ka akoma një mundësi që ne të shohim iPhone-in e parë tërësisht prej xhami.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë