Ka ndodhur

Zbulohen parcela me kanabis në Fier, mes të arrestuarve edhe dy policë

Gazeta Si - Katër persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pas zbulimit të disa bimëve kanabisi të kultivuara në fshatin Mujalli të Fierit.

Dy prej të arrestuarve janë punonjës policie të Komisariatit të Fierit. Ata janë S.Gj., specialist për krimet dhe R.N., polic i zonës, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe Gjykata e Fierit ka caktuar "arrest në burg" si masë sigurie.

Po kështu, "arrest në burg" është vendosur edhe për S.G., e V.G., të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, të cilët janë arrestuar.

Ndërsa në kërkim, janë shpallur R.B., alias F.Q., dhe Xh.Q., si dhe E.Q., pasi nuk u gjetën në banesë. Ndaj R.B., gjykata ka vendosur "arrest në burg", ndërsa për E.Q., "arrest shtëpie".

Policia thotë se bimët kanabis në fshatin Mujalli të Fierit u konstatuan më 20 korrik 2022.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë