Ka ndodhur

Zbulohen dy ambiente me kanabis, shpallet në kërkim 24-vjeçari në Krujë

Gazeta Si- Një 24-vjeçar është shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, ku gjatë kontrolleve në fshatin Mafsheq, u zbuluan 2 ambiente të përshtatura për kultivim.

Policia thotë se u gjetën 28 bimë kanabisi të mbjella dhe 116 fidanë të dyshuar kanabis gati për t’u mbjellë.

“Gjatë kontrolleve në fshatin Mafsheq u zbuluan 2 ambiente të përshtatura për kultivim, ku u gjetën 28 bimë kanabisi të mbjella dhe 116 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, gati për t’u mbjellë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi E. D., 24 vjeç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë