Gazeta Si - Një 41-vjeçar është arrestuar në Mirditë, pasi kishte fshehur pranë banesës një kallashnikov dhe dy karikatorë me fishekë luftarakë që posedoheshin nga ky person.
Policia tha se u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.Ç., 41 vjeç, pasi në territorin përreth banesës së këtij shtetasi, në fshatin Simon, Mirditë, "u gjetën të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov dhe 2 karikatorë me fishekë luftarak, që posedoheshin nga ky shtetas, pa leje”.
Në po të njëjtin vend, në Mirditë, fshatin Simon, u sekuestruan edhe 10 kilogramë kanabis, që ishte groposur në një sipërfaqe pyjore. Pronarë të saj rezultojnë dy kushërinj, të arrestuas në fillim të nëntorit për drogë.
“U sekuestruan 10 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, sasi e cila u gjet e groposur në një sipërfaqe pyjore, në fshatin Simon, Mirditë. Nga hetimet rezultoi se kjo lëndë narkotike iu përkiste shtetasve K. Ç. dhe P. Ç. (kushërinj), të arrestuar nga Policia, me datë 01.11.2023, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, si bashkëposedues të 4.3 kilogramëve lënde narkotike cannabis sativa, sasi e cila u sekuestrua nga Policia, ditën e zhvillimit të megaoperacionit”, njoftoi policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.