Ana e errët

Ekskluzive 3 / Zbardhet lista e fajdexhinjve që merrnin lekë hua. Roli i policit dhe noteres

Sipas dosjes së përgjimeve që disponon Gazeta Si, pjesë e grupit të fajdexhinjve në Shkodër rezulton të jetë edhe një polic, një notere dhe ish-kancelari i Gjykatës.

Gazeta Si ka siguruar emrat e disa personave që merrnin hua te noterja Valbona Hajdari. Ndërkohë, nën hetim është edhe një person, i cili dyshohet se ka kërcënuar ish-perfektin Radovani, pasi i kishte dhënë para hua dhe nuk i kishte kthyer interesin.

Në dosjen e fajdeve, prokuroria hedh dyshime edhe mbi një oficer policie, që është pezulluar nga detyra. Oficeri Ergys Lohja është nën hetim ndërkohë, pasi ka qenë specialist zone, por sipas deklarimeve të ish-prefektit Radovani, polici kishte dijeni se dy djemtë e tij kishin marrë para me fajde dhe nuk e kishte referuar.

Ish-prefekti ka dëshmuar se oficeri në disa raste ishtë përdorur nga grupi si ndërmjetës për të ulur përqindjen dhe interesin e shumave të marra hua. Edhe një i dyshuar tjetër me inicialet A.S., është vendosur nën hetim pikërisht për mos kallzim të krimit, pasi dyshohet se kishte dijeni për fajdexhinjtë.

Në pozita të rënda gjendet edhe noterja Valbona Hajdari, e cila dyshohet se ka lidhur kontrata fiktive. Për herë të parë prokuroria zbardh listën e fajdexhinjve që kishin marrë lekë me përqindje përveç djemve të ish-prefektit. Por për ta, ende nuk ka një denoncim. Lista është:  

1.Nuredin Nurja dyshohet se ka marrë lekë me fajde nga Edi Memcaj. Si provë është një kontratë noteriale nr rep kol 5289 përpara noterit Arben Kopliku. Kontrara mban datën 29 dhjetor 2017, është me kusht për pasurinë apartament për shumën 3.945.000 lekë. Ky apartament  dyshohet se më pas i ka kaluar Memcajt dhe lekët jane justifikuar si të ardhura nga emigracioni.

2.Fatjon Boshnjaku rezulton të ketë marrë hua 1 milion lekë tek noterja Valbona Fusha, kontrata mban datën 4 korrik 2013.

3.Rezulton blerja e një apartamenti nga Ed Memcaj  në 29 shtator 2016 para noterit Kopliku me të ardhura të shpjeguara si burim emigracionin.

4.Oresti Ucaj merr hua nga noterja Fusha në vlerën 10 mijë euro, kontrata mban datën 21 mars 2013.

5. Besim Rustja merr hua me kontratë noterie tek Ed Memcaj në vlerën 5 milionë lekë. I njëjti person rezlton të ketë marrë fajde në formën e huasë edhe në vlerën e 11 milionë lekëve. Ky shtetas nga hetimet e deritanishme konkludohet se nuk jeton më në Shkodër, ai ka dalë nga Shqipëria që prej 7 dhjetorit 2013. Për të vërtetuar se në Shkodër ekziston skema e fajdeve, gjykata ka dhënë leje për ushtrim kontrolli në disa subjekte sikurse në një garazh që është në pronësi të Madeas Drinasit, ku mendohej se gjendeshin të sekuestruara nga të dyshuarit makina e djemve të Paulin Radovanit.

Por ndërkohë prokuroria disponon edhe përgjime rë tjera ndaj Endri Leshit dhe Andri Balës , të cilët pasi takojnë Radovanin i thonë se Toni dhe Berti i kanë marrë 43 mijë euro. Në fillim i kanë patur me pesë përqind, dëgjohet të thotë  Endri Lesha - dhe pastaj shkoi 10 përqind. “Ata duhet të paguanin me interesa mujore”, - shtohet më tej. Pas kësaj, bashkëbiseduesi i lë numrin e tij personal , por Radovani përgjigjet  "nuk të kthej dot përgjigjje të saktë tash".

Pesë ditë më vonë, të dy të rinjtë konstatohen nga vëzhgimi policor duke u kthyer sërish në fabrikë dhe dukë kërkuar lekët. Radovani i tregoi policisë se përveç shumave, dy të rinjtë i kishin treguar fotografinë e makinës së djalit që ishte shkrepur në një areoport në Podgoricë, duke i kërkuar  që edhe automjetin ta merrnin ata.

Prokuroria disponon përgjime ambjentale nga datat 2 shkurt deri më 25 shkurt, por edhe përgjime telefonike të lejuara me vendim gjykate.

Ndaj nën hetim gjendet edhe Pashko Vuksanlekaj, i cili pasi ka pritur në hyrje të pallatit Radovanin, e ka kërcënuar.

Edhe ky shtetas i ka dhënë lekë me fajde ish-prefektit  në vlerën e 100 mijë eurove me interes 3 përqind. Më pas ata kanë bërë kontratë duke lënë peng një apartament.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë