Rend dhe Ligj

Zbardhen dy ekzekutimet në Elbasan, autorët vrasës me pagesë

Policia ka zbardhur vrasjet e Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj në Elbasan, miq mes tyre. Me anë të një njoftimi zyrtar thuhet se janë vënë në pranga Xhuljano Hoxha, 29 vjeç dhe Euglen Halili, 23 vjeç, të dy banues në Elbasan, autorët e vrasjes së Regis Runaj, me thikë, por edhe të përfshirë në ekzekutimin e  Emiljano Ramazanit më 20 korrik. Për vrasjen e Ramazanit janë arrestuar më herët Albert e Seit Manahasa, babë e bir.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/1089147718150251/

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se viktima Regis Runaj., mbrëmjen e ngjarjes ka qenë në shoqërinë e dy autorëve të dyshuar dhe pasi kanë konsumuar lëndë narkotike, në një park në afërsi të varrezave të qytetit, janë drejtuar për në qytetin e Elbasanit, ku shtetasi Euglen Halili. e ka goditur viktimën një herë me thikë nga mbrapa shpinës dhe më pas e ka goditur edhe 26 herë të tjera duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një motomjet, në të cilin u gjetën njolla gjaku, të cilat pas ekzaminimit në laboratorin shkencor rezultuan se i përkasin viktimës, si dhe një shumë eurosh dhe prova të tjera ligjore. Nga hetimet ka rezultuar se këta dy shtetas janë të përfshirë edhe në vrasjen e shtetasit Emiljano Ramazani., ndodhur më datë 20 korrik 2020 në qytetin e Elbasanit, pasi nga provat e grumbulluara rezulton se të dy këta shtetas kanë ndjekur dhe kontrolluar lëvizjet e viktimës. Këto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna intensive për dokumentimin me prova ligjore, kapjen dhe arrestimin e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë