Mode

Zara pushton dhe kozmetikën. “Zara Beauty” marka e re e bukurisë

Zara tashmë kishte një linjë të vogël kozmetike me buzëkuqë por tani ka vendosur të hedhë në treg një koleksion të plotë kozmetike që do të quhet “Zara Beauty” dhe pritet të dalë më 12 maj.

Me një paketim minimal, linja është zhvilluar në bashkëpunim me Diane Kendal, artistja e njohur ndërkombëtare e kozmetikës, puna e së cilës shfaqet rregullisht në kopertinat e revistave më të njohura.

Koleksioni i plotë përfshin gjashtë produkte buzësh, gjashtë paleta, laps për sytë, gjashtë furça dhe 39 manikyrë.

Në faqen e saj të internetit, Zara shprehet se koleksioni është "punuar me kujdes" duke përdorur përbërës të zgjedhur për çdo lloj lëkure.

“Kur Zara më kërkoi të jem pjesë e koleksionit, pashë një mundësi për të bërë diçka që të gjithë do të dëshironin ta bënin. Zara gjithmonë ka arritur një audiencë kaq të larmishme dhe unë doja të sjellja të njëjtin vizion të madh për bukurinë me një koleksion që është i pastër dhe i arritshëm për të gjithë”, tha Kendal në një njoftim për shtyp.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë