Ngjarje

Yuri Kim: Mezi pres fjalimin e Pompeo në konferencën e Antisemitizmit

Pas lajmit se Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo do të marrë pjesë në Konferencën Ballkanike Antisemitizëm, ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka reaguar, duke thënë se pret me padurim fjalën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, që pritet të flasë për antisemitizmin.

Ajo thekson në statusin e saj se Shqipëria ka mbrojtur hebrenjtë si asnjë shtet tjetër në Europë.

 “Në pritje të fjalimit kryesor të Sekretarit Mike Pompeo në Forumin Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit, që do të organizohet nga Shqipëria më 28 tetor, shtet që mbronte hebrenjtë, kur askush tjetër nuk do të bënte gjatë Luftës së Dytë Botërore e që votoi unanimisht në Parlament sot për të miratuar”, shkruan Kim.

Ndërkaq, dihet që kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë një Forum Ballkanik për Luftën kundër Antisemitizmit, që do të mbahet më 28 tetor në partneritet me Lëvizjen Kundër Antisemitizmit (CAM) dhe Agjencinë Hebraike për Izraelin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë