Teknologji dhe Inovacion

YouTube, gjobë 200 mln $ për dhunimin e privatësisë së fëmijëve

Dhunimi i privatësisë po kthehet në një problem tejet shqetësues për platformat e mëdha digjitale. Pas ndjesës së Apple që ka pranuar se nuk ka qenë në lartësinë e duhur të standarteve të saj për privatësinë, Google bëhet gati të paguajë një shifër që varion mes 150 e 200 mln dollar për të mbyllur diskutimin me autoritetet amerikane për dhunimine privatësisë të fëmijëve nga ana e YouTube. Dakordësimi, raportojnë mediet amerikane, është aprovuar prej Komisionit Federal të Tregtisë me tre vota pro dhe dy kundër e tanimë duhet të analziohet nga Departamenti i Drejtësisë.

Komisioni Federal i Tregtisë do ti kishte thënë tashmë po pagimit të gjobës e tani e gjithë “praktika” do të jetë nën analizën e Departamentit të Drejtësisë për rishikim.

Marrëveshja do të komunikohet këtë javë dhe rrezikon të mbetet në histori si penaliteti më i lartë I vendosur për mbrojtjen e minorenëve në internet. Akuza është mbledhja e të dhënave prej minorenëve pa konsensusin e prindërve për tiu ofruar shërbime publiciteti të personalizuar.

Çfarë ka ndodhur

Google (zotëruese e YouTube) ka dhunuar Ligjin për Mbrojtjen e Privatësisë On line të Fëmijëve, ligjin që ndalon ndjekjen e përdoruesve nën moshën 13 vjeç.

Ligji për Mbrojtjen e Privatësisë Online të Fëmijëve urdhëron dhënien e detyrueshme të pëlqimit të prindërve për të mbledhur informacione për fëmijët.

Në vitin 2015, YouTube prezantoi disa kufizime për fëmijët, duke lançuar YouTube Kids.

Në vitin 2017 u regjsitruan më shumë se 20 grupe të mbrojtjes së fëmijëve dhe privatësisë që parashtruan një ankesë në Komisionin Federal të Tregtisë, duke pretenduar se YouTube kishte mbledhur të dhëna me vetëdije për reklama të personalizuara për fëmijët nën moshën 13 vjeç.

Mandej në vitin 2018, një grup prej 23 firmëtarësh dhe shoqatash të së drejtës së konsumatorit kishin parashtruar një ankesë në Komisionin Federal të Tregtisë, duke u kërkuar atyre që të hetojnë Google për shkeljen e Ligjit për Mbrojtjen e privatësisë të Fëmijëve Online.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë