Ngjarje

Yjet e muzikës shqiptare koncert në Itali për Skënderbeun

Ermal Meta, Dua Lipa, Olen Cesari, Inva Mula, Kledi Kadiu, Genc Tukiçi, Rame Lahaj, Elhaida Dani, Lorik Cana, Eno Peci, Erza Muqolli: një kast yjesh shqiptarë për koncertin e 'Të bashkuar në muzikë dhe në kujtimin e Skënderbeut', të organziuar nga Ambasada Italiane pranë Selisë së Shenjtë, të hënën në Teatrin Argjentina të Romës duke nisur orej orës 20.30.
Lajmi raportohet nga Agjencia Italiane e Lajmeve ANSA.

Mbrëmja do të çelet prej kardinalit Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit. Ngjarja ka të bëjë me përmbylljen e vitit kombëtar të Skënderbeut që do të festohet në mëngjes me një takim me Papa Francescon.

Ambasada shqiptare pranë Selisë së Shenjtë lajmëron ngjarjet që përmbyllin përvejtorin e 550-të të vdekjes së heroit kombëtar të Shqipërisë Gjergj Kastriot Skënderbeu, 'Atleta Cristi' e 'Mbrojtësi i Besimit' nominuar prej Papëve Romanë. Skënderbeu është konsideruar personazhi më i rëndësishëm i historisë së Shqipërisë, simbol unitetit dhe forcës së kombit që në të gjitha kohët ka bashkuar shqiptarët pa dallim feje, krahine e ideje. Për ta kujtuar "fëmijët e Shqipërisë" do të gjenden në Romë të hënën më 19 e të martën më 20 nëntor.
Papa Francesco ka pranuar kërkesën e Ambasadës Shqiptare pranë Selisë së Shenjtë për të pritur në një dëgjesë speciale përfaqësuesit e popullit shqiptar të hënën në orën 17.00 për të përkujtuar sëbashku heroin kombëtar shqiptar. Dëgjesa do të mbahet në Sallën Clementina të Pallatit Apostolik. Mes përfaqësuesëve të Shqipërisë do të jetë edhe kardinali Ernest Simoni, i vetmi prift ende i gjallë i persekutuar nga diktatura komuniste.
Do të marrin pjesë në dëgjesë autoritete të shtetit si kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi me përfaqësues nga Parlamenti; Ministri për Diasporën Pandeli Majko, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe të gjithë liderët e besimeve të ndryshme fetare prezentë në Shqipëri.
Nuk do të mungojnë Peshkopi i Eparkisë së Lungros në Kalabri që përfaqëson arbëreshët ose ndryshe italo-shqiptarët Mons.Donato Oliverio e Mons.Giorgio Gallaro, peshkopi i Eparkisë së Piana të shqiptarëve në Siçili.
Në 1968, në përvjetorin e 500 të vdekjes së heroit, shqiptarët e diasporës u pritën në Vatikan prej Papa Shën Pali VI, një përvjetor që e gjeti Shqipërinë nën diktaturën komuniste. Tani për herë të parë, përfaqësuesit e popullit shqiptar, një grup prej 200 personash, mund të takojnë Papa Francescon. Të martën më 20 nëntor në orën 10 delegacioni shqiptar do të pritet pranë Pallatit Magjistral të Sovrano Ordine di Malta, me të cilin Shqipëria i mban lidhjet që prej 1994, prej Maestros së Madh të Urdhrit Frà Giacomo Dalla Torre të Tempullit të Sanguinetto.
*Burimi: Ansa.it


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë