Lojëra me Dore

Xhokoviç vuan, por kalon në çerekfinalen e Australian Open

Nuk ka qenë i lehtë kualifikimi në çerekfinalet e Australian Open për numrin një të tensit, Novak Xhokoviç. Tenisti serb ka mposhtur 3-1 me sete tenistin rus Daniil Medvedev, i cili rivalizoi denjësisht me të mirin e këtij sporti për momentin.

Rezultati 3-1 mund të duket si një fitore e thjeshtë për serbin, Xhokoviç, por në fakt u desh që të vuante deri në fund për të kaluar më tej në “Grand Slam-in” Australian Open. Nga setet ku triumfoi, Xhokoviç, e pati të lehtë vetëm në të tretin, ku fitoi 6-2, ndërsa dy të tjerët i fitoi 6-7, 6-3. Setin e dytë Xhokoviç e humbi 6-4, por diti të reagojë në kohë. Edhe pse duke vuajtur shumë, Novak Xhokoviç avancon më tej dhe konfirmon edhe një herë tjetër veten si pretendenti numër një për të triumfuar në Australian Open.

Sakaq edhe përballja tjetër e të hënës mbrëma mes Kei Nishikori dhe Pablo Karreno Busta ka rezultuar spektakolare. Plot 5 orë ka zgjatur përballja, që në fund ka parë fitues japonezin Nishikori. Numri 8 në renditjen botërore të tenisit triumfoi 7-6, 6-4, 6-7, 4-6, 6-7 me sete. Tashmë edhe ai hedh kandidaturën e tij si pretendent për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni të parë madhor për vitin 2019 në tenis.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë