Njerez

“Wuhani” i Italisë, në qytetin fantazmë ku u përhap koronavirusi

Rrugët janë bosh, shkollat ​​janë mbyllur, grilat e restoranteve dhe dyqaneve janë ulur. Qyteti italian i Kodonjës, i cilësuar nga të gjitha mediat si "Wuhani" i Italisë, është kthyer tanimë në një qytet fantazmë.

"Askush nuk mund të largohet dhe askush nuk mund të hyjë", thotë Antonio Bernocchi, banor i Kodonjës, nga ku edhe shpërtheu për herë të parë epidemia e koronavirusit në Itali.

"Është një situatë e rëndë: gjithçka është e mbyllur, ka shumë pak njerëz jashtë. Dhe ata pak banorë që të zë syri në rrugë të shikojnë në një mënyrë të çuditshme".

Nga ky qytet i vogël me 15,000 banorë u shfaq për herë të parë koronavirusi në vend fqinj. Një banor në fund të 30-tave u sëmur rëndë dhe e përhapi virusin tek të dy miqtë e tij, të cilët infektuan më pas dhjetëra njerëz në spitalin e qytetit.

Së bashku me 10 qytete të tjera në Italinë e veriut, Kodonjo është vendosur në karantinë që prej fillimit të shpërthimit të epidemisë. Nëpër rrugët e qytetit sheh vetë pikat e kontrolli, polici dhe tenda me ushqime për banorët.

Ushtarët dhe policët italianë kanë ngritur pika kontrolli në rajon për të kontrolluar hyrje-daljet, Gazeta Si, 2020

Gazetat italiane e quajnë Kodonjon "Wuhani i Italisë", duke e krahasuar me qytetit kinez ku u shfaq për herë të parë virusi dhjetorin e kaluar. Autoritetet i referohen si "zona e kuqe".

Por 50,000 banorët në Veriun e pasur të Italisë janë duke u përpjekur të përshtaten me situatën emergjente dhe të kujdesen për vetën dhe të afërmit e tyre.

"Gjithçka ndodhi befas, situata u përshkallëzua shpejt. Brenda 48 orësh e pamë veten të izoluar," tha zoti Bernocchi.

"Në fillim në karantinë u vendos një qytet, pastaj dy, pastaj katër dhe në fund 10, derisa u një zonë e kuqe”, tregon ai.

Bernocchi e kalon kohën në shtëpi me gruan e tij dhe dy fëmijët adoleshentë shkollat ​​e të cilave janë të mbyllura. Ai rrëfen se po përpiqet të ruajë qetësinë.

"Nuk dua të përhap panik, nuk është e lehtë, por kjo është situata në të cilën gjendemi, ne nuk mund ta ndryshojmë por të paktën mund të përpiqemi ta menaxhojmë mirë," tha ai.

Teatrot dhe kinematë janë të mbyllura. Edhe traditat më të dashura italiane, siç janë restorantet apo lojërat e futbollit, janë mbyllur.

"Unë kam vendosur të pezulloj të gjitha meshat. Ne jemi bërë një qytet fantazmë," thotë prifti Iginio Passerini.

Në "Wuhanin" e Italisë, aty ku njerëzit jetojnë mes katër mureve, Gazeta Si,

Tani Italia ka numrin më të madh të rasteve me koronavirus jashtë Azisë. Deri më tani, janë konfirmuar më shumë se 370 raste dhe 12 persona kanë vdekur, të gjithë të moshuar që vuanin nga sëmundje të rënda.

Shumë banorë janë izoluar brenda shtëpive të tyre, duke u përpjekur të marrin ushqim të mjaftueshëm dhe duke mbajtur distancë nga njëri-tjetri.

Dyqanet janë të mbyllura, megjithëse disa janë duke u shërbyer klientëve duke kaluar artikuj nëpër dritare, të tjerët po lejojnë vetëm dy persona në një kohë për të kufizuar rrezikun e infektimit.

Tregu i Kogonjës, i cili hapet dy herë në javë në sheshin më të madhe të qytetit, është anuluar.

Supermarketeve tani u lejohet të hapen disa orë në ditë, dhe çdo që dëshiron të qëndrojë i hapur duhet të mbyllet deri në ora 6 të pasdites, tha Bernocchi, megjithëse asnjë nuk është hapur akoma.

Bernocchi tha në supermarkete  ai kishte parë njerëz duke mbushur karrocat me ushqime "sikur të ishim në luftë", duke shtuar se: "Le të themi se i mbërtheu frika. Pak panik është i kuptueshëm në fillim."

Italia ka marrë masa drakoniane, por kritikët thonë se është tepër vonë. Autoritetet tani po përpiqen të kontrollojë shpërthimin ndërkohë shtrihet më tej në ver, me dy raste të konfirmuara në Toscana dhe një në Palermo të Siçilisë.

Në një tjetër prej qyteteve të vendosura në karantinë, Kazalpusterlengo, vetëm disa kilometra larg Kodonjos, banorët po gjejnë mënyra të reja për ta përballuar epideminë.

Leila Bicer, një farmaciste në qytet, e ka mbajtur farmacinë hapur duke veshur maskë dhe doreza gome dhe duke u shërbyer klientëve që qëndrojnë jashtë dere.

"Njerëzit po kërkojnë ilaçe, po kërkojnë maska, xhel antibakterial që ka mbaruar dhe doreza", tha ajo.

Leila Bicer, farmaciste në Kodonja, Gazeta Si, 2020

Burri i saj, i cili punon në një kompani ndërtimi, është mbyllur në shtëpi, dhe çerdhja e vajzave binjake të çiftit  është po ashtu e mbyllur.

"Kjo është pjesa më e vështirë, fëmijët”, rrëfen ajo. "Ne jemi me fat sepse gjyshërit janë gjithashtu brenda 'zonës së kuqe' dhe po na ndihmojnë ."

Leila thotë se rutina e saj ka ndryshuar.

"Nëse dal, duhet të mbuloj fytyrën me shall. Kur blej ushqime, nuk blej produkte të freskëta, dhe kurrë nuk shkoj me vajzat e mia në supermarkete. Plus, shmang çdo zonë të mbushur me njerëz".

Ajo thotë se gjëja më e keqe  është të mos jesh në gjendje të largohesh nga qyteza

"Ne jemi mësuar të dalim jashtë, ky është një qytet i vogël, plus gjithçka është e mbyllur," thotë ajo.

"Por, tanimë të gjithë ne kemi qenë të detyruar të ngadalësojmë ritmin e jetesës. Kjo situatë ka edhe anën e mirë pasi na ka lejuar të kalojmë kohë me fëmijët tanë, të flasim, të shijojmë atë që është më e rëndësishmja në jetë".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë