Lojëra me Dore

Williams jashtë Australian Open, Osaka vazhdon pa probleme

Pas numrit një në botë Halep, nga Australian Open largohet edhe tenistja amerikane Serena Williams. Tenistja 37-vjeçare është mposhtur në një duel shumë të fortë nga ish-numri një në botë, çekja Karolina Pliskova.

Serena Williams ka dështuar kështu të barazojë rekordin e fitimit të 24 titujve Grand Slam. Pasi humbi setin e parë 4-6, Williams rikuperoi në setin e dytë duke fituar po 6-4, por në setin e tretë i shteruan energjitë dhe u dorëzua përballë çekes, duke u mposhtur 5-7. Tashmë Karolina Pliskova shkon në gjysmë finale, ku e pret një tjetër përballje shumë e fortë, pasi do të ndeshet me fituesen e U.S Open, Naomi Osaka.

Tenistja japoneze nga ana tjetër vijon rrugëtimin e saj në Australian Open pa asnjë problem. Osaka që triumfoi në U.S Open këtë të martë ka eliminuar tenisten ukrainase Elina Svitolina 2-0 me sete 6-4, 6-1. Për japonezen kjo është hera e parë që shkon kaq larg në këtë Grand Slam, por pas suksesit në SHBA disa muaj më parë ka pretedendime për të triumfuar edhe në Australian Open.

Përballja gjysmëfinale mes Osakës dhe Pliskovës pritet të jetë shumë e fortë dhe me shumë mundësi nga kjo përballje mund të zgjidhet edhe fituesja e këtij turneu. Sakaq në gjysmëfinalen tjetër mes Petra Kvitova dhe Daniela Kollins, të dyja tenistet janë surprizë dhe pritet me kureshtje se cila prej do të avancojë më tej për në finalen e madhe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë