Teknologji dhe Inovacion

WhatsApp-i teston opsionin e mesazheve që vetëfshihen

Platforma sociale Whatsapp, po teston opsionin e fshirjes automatike të mesazheve pas 24 orësh, si pjesë e përditësimit më të madh që nga nëntori i kaluar, i cili prezantoi opsione të përkohshme.

Ndryshe nga këto të fundit, të cilat anulohen pas një jave nga dërgimi, funksioni i ri, do të zvogëlojë ndjeshëm kohën e zhdukjes së përmbajtjes, tekstit, fotografive dhe videove, duke iu lejuar të zgjidhni një diapazon që fillon nga 24 orë dhe shkon deri në 7 ditë.

Risia, e zbuluar nga faqja “WABetaInfo”, është ende duke u testuar dhe nuk është e sigurt që do të dalë në treg globalisht, të paktën jo që në fillim.

Gjithashtu, sipas informacionit të gjetur në pamje paraprake, WhatsApp po punon për një funksion automatik të fshirjes së imazhit në iOS dhe Android, me të cilët fotografitë zhduken automatikisht nga biseda, pasi hapen për herë të parë.

Kjo madje, nuk do t'ju lejonte një mënyrë për të marrë një ‘screenshot’ për t'i ruajtur ato në galerinë tuaj.

Për më tepër, një mundësi shtesë e privatësisë, mund të aktivizohet për mesazhet, me futjen e një fjalëkalimi të kërkuar, kur bëni një kopje rezervë dhe kur e rivendosni këtë në një pajisje të re ose pas riinstalimit të aplikacionit.

Deri më sot, WhatsApp ju lejon të mbroni hyrjen në platformë me një fjalëkalim që kërkohet rastësisht, përmes verifikimit me dy faktorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë