Ngjarje

WhatsApp gjobitet me 267 milionë dollarë pasi shkeli ligjet e privatësisë të Bashkimit Europian

WhatsApp është gjobitur nga Bashkimi Europian me 267 milionë dollarë pasi shkeli rregullat e privatësisë së të dhënave. Data Protection Commission (komisioni për mbrojtjen e të dhënave) në Irlandë e shpalli këtë vendim në një dokument prej 89 faqesh, ku kanë mbledhur të dhëna për disa vite dhe kanë arritur në përfundimin se WhatsApp nuk i njofton përdoruesit për mënyrën se si aplikacioni shpërndan informacionin me kompaninë mëmë Facebook.

Pas gjobës, WhatsApp është urdhëruar që të shtojë disa informacione të reja në politikat e saj të privatësisë dhe të ndryshojë mënyrën se si njofton përdoruesit mbi informacionet e tyre që shpërndahen. Vetëm pasi të kryhen këto “rregullime” aplikacioni do të jetë tërësisht në përputhje me rregullat e mbrojtjes në Europë.

Gjithsesi ky vendim nuk është pritur mirë nga WhatsApp dhe një zëdhënës i kompanisë ka thënë se ky vendim do të apelohet.

Ky vendim nga DPC është edhe gjoba e dytë më të madhe të vënë për shkak të mosrespektimit të rregullave. Në korrik të këtij viti, Amazon u gjobit me shifrën rekord prej 877 milionë dollarë për të njëjtën arsye.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë