Filma

“Wasp Network”, një film spiunazhi ndryshe nga të tjerët

"Wasp Network", i realizuar nga regjisori Oliver Assayas, bashkohet në radhët e filmave thelbësorë për spiunazhin ndërkombëtar, por nuk është saktësisht vetëm një film spiunazhi.
Përshtatur nga libri i Fernando Morais, “Ushtarët e fundit të Luftës së Ftohtë”, një histori e vërtetë, në kohën kur ra muri i Berlinit dhe shumë njerëz menduan se, menjëherë pas kësaj do të binte dhe regjimi i Fidel Kastros në Kubë. Fakti që pjesa më e madhe e filmit është xhiruar në një vend ku ka pasur shumë zhurmë, është vetëm një arsye pse gjithçka në këtë film duket kaq origjinale.

Gjithçka fillon në vitin 1990, kur një pilot i quajtur Rene Gonzales, i tha mirupafshim gruas së tij Olga dhe vajzës së tyre në shtëpinë që kishin në Havana. Ai i shpjegon se do të shoqëronte një çift, që donin të vizitonin vendin me parashutë dhe do të ishte në kohë për të konsumuar darkën së bashku si çdo nate, por kjo ishte thjesht një justifikim. Në të vërtetë, në ngjarjet e panumërta ë këtë film, ai bën gjithçka përveçse shoqëron një çift, çaktivizon radiot, lundron pranë kullës së kontrollit dhe fluturon përtej oqeanit për në Miami. Ndarja nga familja ishte e dhimbshme, por ai nuk mund ta duronte më jetën në Kubë. Kur ishte atje ai u shoqërua me një organizatë të përkushtuar ndaj shpëtimit të refugjatë që kishin tentuar të arratiseshin me barka. Një tjetër pilot i quajtur Wanger Moura nga Narcos, ishte një person që u martua me në alpiniste në Miami, të quajtur Ana de Armas. Ai gjithashtu kishte marrë pjesë në organizatë, por ndërsa Rene kishte qëllime të mira si për shembull të shikonte njerëz që udhëtonin lirshëm, shoku i tij ishte më i interesuar për paratë që do të bënte dhe për rrobat e stolitë që mund të blinte me to. Kjo ishte pikërisht arsyeja pse kontrabanda e drogës, nëpërmjet deti dhe informacionet vazhdueshme për FBI-në e bënin punën e tij kaq joshëse.

Aktorët pjesëmarrës

Ky ishte fillimi i "Wasp Network", një rreth spiunësh të drejtuar nga zyrtari i shërbimit sekret kubanez të cilët, janë dërguar në Miami për të vëzhguar dhe raportuar agjentët e organizatës në qytet dhe në vijimësinë e filmit do të arrijmë të kuptojmë se shumica e personazheve nuk janë ashtu siç pretendojmë. Assayas na zhyt në një botë, ku disa grupe të ndryshme besojnë se janë heronjtë dhe ku identitetet dhe alogaritë nuk qëndrojnë të njëjta për një kohë të gjatë. Është një botë ku Bill Clinton dhe Fidel Castro shfaqen në televizion dhe secili prej tyre, shfaq idealet e moralit që duhet të kenë popujt. Por ndryshe nga një film tipik për spiunazhin, "Wasp Network" është një film kompleks dhe i ekuilibruar njëkohësisht dhe Assayas e detyron shikuesin të rivlerësojë së në cilën palë do të jeni dhe në cilën duhet të jeni.

Penelope Cruz, në rolin e Olgas,gruas së Rene

Por njëkohësisht filmi ka edhe karakter familjar? Ndërsa Rene është në misione të guximshme në Florida, Olga po rrit e vetme vajzën e saj, duke kaluar një sërë peripecish ekonomike dhe duke mbajtur mbi shpatulla emërtimin “gruaja e një tradhtar”. Jeta bëhet sfiduese për të në vitet që pasojnë dhe Olga është një grua e cila e kthen vuajtjen në forcë. Janë të paktë filmat që tregojnë edhe për familjet e spiunëve, e lëre më për marrëveshjet e tyre për kujdesin e fëmijëve. "Wasp Network" është një film po aq trillues sa dhe argëtues, por shpeshherë tregon se të jesh një agjent sekret nuk aq entuziasmuese sa ç'mund të duket. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë