Stephen Curry udhëhoqi skuadrën e tij në fitoren e thellë 126-85 ndaj Houston Rockets. Është fitorja më e thellë në historinë e play off-eve të NBA dhe një rekord negativ për Houston.
“Kur e kërkon situata, ne bëhemi akoma më të fortë nga sa jemi”. Kjo ishte profecia e Draymond Green pas humbjes së ndeshjes së dytë ndaj Rockets.
Në “Oracle Arena”, Warriors shkundi Rockets në një ndeshje që barazpeshë pa vetëm në periodën e parë. Në pushimin e madh, vendasit e panë veten në avantazhin e 11 pikëve, 54-43.
Ai që shkëlqeu ishte Curry me 35 pikë, 18 prej të cilave brenda një periode të vetme. Shkëlqeu edhe Kevin Durant me 25 pikë dhe Thompson me 13.
Në anën tjetër, i vetmi që u përpoq ishte James Harden me 13 pikë plus 10 asiste, ndërsa ylli i Rockets, Chris Paul ishte një hije e vetvetes thuajse në gjithë takimin. Ndoshta ky është lajmi më i keq për Rockets, për ndeshjen e katërt.
Rezultati i përgjithshëm tashmë është 2-1 për Houston, ndërkohë që në natën mes së martës dhe të mërkurës do të luhet ndeshja e katërt, ndoshta edhe përcaktuesja për ecurinë e finaleve për Konferencën e Perëndimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.