Një karrocë druri e dekoruar me shkëlqim ecën në shina hekurudhore pak të përdorura në Filipine, duke mbajtur katër mësues të rinj, dy në pjesën e përparme dhe dy prapa që e shtyjnë atë me këmbët e tyre.
E pajisur me një dërrasë të bardhë, lapsa shumëngjyrësh dhe disa libra, shkolla e vogël lëvizëse lëviz nga fshati në fshat tre herë në javë, duke dhënë mësim për fëmijët e varfër pranë qytetit të Tagkawayan ndërsa shkollat vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të Covid-19.
“Është e rëndësishme që ne ta bëjmë këtë, veçanërisht tani që ka një pandemi dhe fëmijët nuk mund të mësojnë në klasa”, tha Shaira Berdin, një nga nëntë vullnetarët që japin mësim.
Tagkawayan është një qytet me rreth 54.000 banorë në provincën Quezon që ndodhet gati 176 km në juglindje të Manilës.
Nxënësit në Filipine e kanë pasur të vështirë mësimin online nga mungesa e kompjuterëve, telefonave dhe internetit, së bashku me cilësinë e pabarabartë të arsimit. Disa fëmijëve u është dashur të ngjiten në çati për të marrë sinjal interneti.
Duke e shtyrë karrocën si një skuter, vullnetarët u mësojnë matematikën dhe leximin mbi 60 fëmijëve. Ata filluan iniciativën e tyre në nëntor dhe kanë mbledhur materiale mësimore nga donacionet për t’i përdorur për klasat e tyre.




Kur ndalen në destinacion, mësuesit e heqin karrocën nga shinat dhe fillojnë dhe mësojnë drejtshkrim dhe matematikë.
“Shumica e këtyre vullnetarëve vijnë nga famije të varfra. Ata gjithashtu kanë kaluar vështirësi në jetë, kjo është arsyeja pse ata duan të ndihmojnë fëmijët në nevojë”, tha Samboy de Leon Niala, mësuesi 26-vjeçar.
Vendi ka regjistruar më shumë se 3.6 milionë raste Covid-19 dhe afro 55,000 vdekje në përgjithësi. Ai u rihap për turistët në shkurt pasi numri i rasteve ditore ra.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



