Nga Gazeta ‘Si’- Zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandar Vulin tha sot se presidenti Vuçiç nuk e ka refuzuar ftesën e presidentit rus për të marrë pjesë në samitin e BRICS në Kazan.
Sipas tij të dy liderët do ta diskutojnë këtë çështje në një bisedë telefonike të paracaktuar.
“Serbia dhe Rusia janë partnerë strategjikë dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë. Presidentët Vuçiç dhe Putin janë mbi të gjitha miq dhe njerëz që e respektojnë jashtëzakonisht mirë njëri-tjetrin. Mos u përpiqni të gjendi grindje mes tyre.
Në takimin që pata me Presidentin e Rusisë, Putin shprehu respekt të madh për Presidentin Vuçiç dhe unë pata nderin t’i përcjell shprehjet e respektit të sinqertë dhe vëllazëror atij”, tha Vulin më tej referuar një takimi që ai pati me Vladimir Putinin në margjinat e një samiti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.