Ngjarje

Vula e vjedhur në arkiv, ajo e Fermanit të Manastirit të Kamenos

Manastiri i Kamenos

Pas lajmit që Gazeta Si publikoi disa ditë më parë për zhdukjen e një vule në Arkivën e Shtetit, identifikohet vlera e saj historike për vendin tonë. Siç thotë një burim i Gazeta Si, vula e vjedhur i përket vitit 1600 dhe nga verifikimet rezulton që vula është e Fermanit të Manastirit të Kamenos.


Zhdukja e vulës ka ndodhur në godinën B, në brendësi të Arkivës së Shtetit. Policia thotë se ka sekuestruar kamera sigurie dhe i ka dërguar për ekspertim. Ndërkohë që janë pyetur punonjës, që gjendeshin në detyrë ditën e zhdukjes së vulës. Nga ana e Drejtorisë së përgjithshme të Arkivit nuk ka asnjë reagim për ngjarjen edhe sot e kësaj dite.

Manastiri i Kamenos ndodhet 2 km në lindje të Delvinës dhe mendohet të jetë ndërtuar në vitin 630 e më pas është rikostrukturuar më 1580. Kisha që ndodhet në manastir është e mbuluar me çati të dyfishtë dhe përbëhet nga naosi, narteksi, altari dhe një vestibul. I përket llojit të kishave me kupolë dhe kryq. Dallohet për arkitekturën e saj dhe punimet artistike në dyer dhe dritare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë