Bota

Vuçiç bisedon me Scholz. Fokusi te ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor

Nga Gazeta ‘Si’ - Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Sipas mediave serbe, gjatë kësaj bisede është folur për çështje rajonale dhe vazhdimin e bisedimeve në kuadër të procesit të Berlinit.

“Një bisedë e shkëlqyer dhe shumë produktive me kancelarin Scholz për çështje kyçe me interes të përbashkët, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik, stabilitetin rajonal dhe rëndësinë e forcimit të lidhjeve ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë. Shkëmbyem mendime për çështjet rajonale dhe vazhdimin e bisedimeve në kuadër të Procesi të Berlinit.” – ka thënë Vuçiç.

Gjithashtu ai ka deklaruar se kanë biseduar edhe për nevojën në rritje për intensifikimin e përpjekjeve diplomatike në rajon për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe “veçanërisht për promovimin e lidhjeve ekonomike dhe integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.” 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë