Bota

Video/ Vritet në një atentat me shpërthim në makinë vajza e ideologut të Putinit

Gazeta Si - Një makinë e drejtuar nga vajza e "ideologut të Putinit", Oleksandr Dugin, Daria, shpërtheu në Moskë.

Sipas agjencisë Tass, "një Toyota Land Cruiser Prado shpërtheu në afërsi të fshatit Velyki Vyazomy, në periferi të Moskës. Drejtuesi vdiq”, - njofton policia.

Sipas disa mediave, vajza e Oleksandr Dugin, Daria është personi që humbi jetën si pasojë e shpërthimit.

Objektivi i sulmit, edhe pse nuk ka një konfirmim zyrtar, mund të ketë qenë vetë Dugin. Pas shpërthimit, thonë disa dëshmitarë, makina është përmbysur dhe ka dalë nga rruga.

Trupi i djegur i viktimës u gjet nga ekipet e shpëtimit që mbërritën në vendngjarje. Në disa video të përhapura në rrjet, Dugin shihet i dëshpëruar, me duar në kokë, pak metra larg makinës që digjet.

Hipoteza më e mundshme është se ishte një sulm: sipas disa burimeve, vetë Dugin, i angazhuar në një konferencë me temë "Tradita dhe historia" në afërsi të Moskës në mbrëmje (ku mori pjesë edhe Daria Dugina si e ftuar), duhej të ishte në makinë me vajzën e tij, komentatore televizive, por në fund vendosi të udhëtonte me një makinë tjetër.

Oleksandr Dugin, këshilltar i disa politikanëve, është një filozof rus i njohur për pikëpamjet e tij anti-perëndimore, të ekstremit të djathtë dhe "neo-Euraziatike".

Vitet e fundit ai është cilësuar nga mediat perëndimore si një nga frymëzuesit e politikës së jashtme të Vladimir Putinit, ndërsa shtypi rus e konsideron atë një "figurë margjinale" për pikëpamjet e tij "të konsideruara tepër radikale edhe nga nacionalistët".

Në vitin 2014, raporton “Russia Today”, ai u shkarkua nga Universiteti Shtetëror i Moskës pas apelit të tij për të "vrarë, vrarë, vrarë" ukrainasit.

Disa liderë rusë pro-Kremlinit po akuzojnë Kievin se ka porositur vrasjen e Daria Dugina, vajzës së ideologut të Putinit Aleksandr Dugin, i cili u hodh në erë në makinën e babait të saj mbrëmë në Moskë.

Kështu shkruan The Guardian. Udhëheqësi i Republikës së vetëshpallur pro-ruse të Donjeckut, Donbas, Denis Pushilin, në llogarinë e tij në Telegram, akuzoi hapur Ukrainën: "Frikacakë famëkeq! Terroristët e regjimit ukrainas, në përpjekje për të eliminuar Aleksandr Dugin, hedhin në erë me makinë vajza e tij. Ajo ishte një vajzë e vërtetë ruse!”, ka shkruar ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë