Ka ndodhur

Vritet në një atentat ish-polici në Malësi të Madhe, gruaja i shpëton plumbave

Një ish-polic, 58-vjeç, u ekzekutua me armë zjarri orët e vona të së enjtes në fshatin Reç të Malësisë së Madhe. Viktimë e atentatit ka mbetur Sokol Çelaj, i cili po udhëtonte me makinë, kur u qëllua në rrethana ende të paqarta.

Çelaj u dërgua në spitalin e Shkodrës, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë si pasojë e plagëve.

Atentati i është bërë teksa ka qenë duke lëvizur me makinën e tij, bashkë me bashkëshorten e tij. Autori i ka dalë para makinës dhe ka qëlluar disa herë me armë zjarri kallashnikov në drejtim të mjetit tip "Benz" foristradë me targa angleze.

Çelaj, nga Reçi i Malësisë së Madhe, po udhetonte me mjetin e tij në drejtim të banesës rreth 50 m larg vendit ku ka ndodhur ngjarja.

Rezulton se Çelaj ka qënë për disa vite pjesë e radhëve të Policisë së Shtetit.  Ai prej disa vitesh jetonte në Angli, ku së fundi ishte kthyer në Shqipëri, duke punuar në restorantet e Malësisësë Madhe.

Rezulton se viktima ka kryer një vrasje para viteve '90, ngjarje që asokohe u cilësua si e ndodhur nga pakujdesia. Gjykata asokohe e dënoi me 6 vite burg dhe më pas ai ka emigruar në Britani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë