Ka ndodhur

Vritet në Greqi Roan Brahimi, emër i njohur për drejtësinë. Në 2021 terrorizoi lokalin në Lezhë

Nga Gazeta Si- Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të mërkure në Greqi, ku mbeti i vrarë 32-vjeçari shqiptar me dy emra Roan Brahimi (Sidorel Prendi).

Emri i tij është i njohur për drejtësinë shqiptare. Brahimi dyshohej si i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinaj dhe në atentatin ndaj Ylli Brahimit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi.

Në vitin 2021 ai u shpall në kërkim nga policia, pasi së bashku me dy persona të tjerë shkaktuan terror në një lokal në Zejmen të Lezhës. Bashkë me Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozi, ata u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021.

Mbrëmjen e 13 nëntorit të vitit 2021, ata kërcënuan dhe kryen kontrolle ndaj klientëve, për kartat e tyre të identitetit.

Po ashtu, Roan Brahimi rezulton i arrestuar edhe në vitin 2018 në Lezhë, ku iu sekuestruan municione, Euro dhe bizhuteri të dyshuara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë