Ka ndodhur

Vritet me thikë një 18-vjeçar në Tiranë pas një sherri për një vajzë. Kapen 4 autorët e dyshuar

Gazeta Si - Një 18-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një sherri me thika mes disa të rinjve në Tiranë, ku shkak dyshohet të jetë një vajzë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të dielës rreth orës 21:50 tek rrethi i Shkozës, ku në konflikt u përfshinë disa personave që lëviznin me 2 automjete.

Policia thotë se sherri ka degraduar deri në përdorimin e mjeteve prerëse, ku është goditur me thikë 18-vjeçari, Aurelio Dervishi. Si pasojë e dëmtimeve të marra, i riu ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Policia ka bërë të mundur kapjen e katër autorëve, në zonën e Farkës në Tiranë. 3 prej të shoqëruarve janë të mitur të moshës, 15 dhe 16 vjeç, ndërsa i shoqëruar tjetër është identifikuar si Frensis Shehu, 20 vjeç.

Policia po vijon me hetimet për të përcaktuar rolin e gjithsecilit në këtë ngjarje të rëndë që i mori jetën 18-vjeçarit. 

Sipas burimeve paraprake, konflikti ka ndodhur për një vajzë, e cila dikur ishte lidhur me shokun e viktimës dhe më pas kishte nisur një marrëdhënie me një djalë tjetër.

Dje ai ka qenë me personin që ka konflikt dhe një shokun e tij. Ata janë ndeshur në rrugë me agresorët dhe ka nisur konflikti fizik.

Duke qenë se viktima ishte i fuqishëm fizikisht nuk e kanë mundur me grushte dhe autorët e kanë goditur me thikë në zemër.

Sipas deklarimeve paraprake të shokut të viktimës fillimisht të rinjtë kanë debatuar për arsyen “pse na shikoni?” Më pas makinat kanë ndaluar afër rrethit të Shkozës dhe aty janë konfrontuar fizikisht.

Dyshohet se dy makinat kanë ndaluar afër rrethit të Shkozës dhe aty të rinjtë janë konfrontuar fizikisht. Më pas, autorët me automjetin tip “Tiguan” dyshohet se janë larguar drejt Unazës Lindore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë