Ka ndodhur

Vritet me thikë çifti shqiptar në Itali. Vetëvritet pas disa orësh autori, ish-bashkëshorti i gruas

Gazeta Si - Një çift shqiptar, burrë e grua, janë vrarë me thikë në Itali gjatë natës të së dielës në zonën e Spineas në Venecia.

Ata u gjetën të vdekur brenda banesës së tyre nga karabinierët. Policia shkoi për verifikim pasi u sinjalizua nga vajza e gruas së ndjerë, e cila ishte alarmuar për shkak se nuk kishte mundur të kontaktonte me nënën e saj.

Viktimat janë Mynevere Karabollaj, 37 vjeçe dhe Florino Mërkuri, 23 vjeç. Ndërkohë, autori i krimit, i cili dyshohet se është ish-bashkëshorti i Myneveres, është gjetur i vetëvrarë në një kasolle në Oniago di Mira.

Mediat italiane raportojnë se fillimisht u mendua për krim brenda familjes, që burri të kishte vrarë gruan dhe më pas të ishte vetëvrarë. Por gjatë orëve të mëvonshme, hetuesit italianë nxorën pistën e vrasjes

Në vendngjarje autoritetet italiane gjetën një pistoletë dhe një thikë. Por çifti shqiptar, sipas mediave italiane, rezulton të jetë vrarë me thikë.

Policia shpalli në kërkim ish-bashkëshortin e gruas së vrarë, si person të dyshuar, i cili është gjithashtu shqiptar dhe që u gjet disa orë më vonë i vetëvrarë.

Sipas mediave, Mynevere Karabollaj, e njohur si Vera, ishte zhvendosur disa vite më parë me bashkëshortin e saj shqiptar në një shtëpi në Spinea.

Prej dy vitesh burri ishte larguar nga shtëpia dhe Vera kishte filluar të jetonte me një bashkëatdhetar, Flonino Mërkuri, i cili u gjeti vrarë.

Me sa duket, autori i krimit nuk e kishte pranuar përfundimin e martesës dhe lidhjen e re të ish-gruas së tij.

Ka mundësi që viktimat të kenë tentuar të gjejnë strehë tek fqinjët para se të vriteshin dhe nuk përjashtohet që gjatë dhunës të ketë pasur një konflikt në rrugë.

Gjithashtu ka mundësi që njëri nga dy viktimat të jetë qëlluar jashtë shtëpisë: të gjitha rrethanat, që janë ende në fazën e parë, si vetë motivi i vrasjes së dyfishtë, ndoshta knë ardhur për shkak të pamundësisë për të pranuar një lidhje të re nga ish-bashkëshortit i gruas që mbeti viktimë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë