Ngjarje

Vritet me armë zjarri 33-vjeçari në Shkodër, arrestohet vëllai i autorit. Sherri nisi për parkimin e makinës

Gazeta Si - Një 33-vjeçar i quajtur Valter Fierza, u vra me armë zjarri mbrëmjen e të enjtes në fshatin Hot i ri në Shkodër, ku dyshohet se sherri me një fqinj nisi për parkimin e makinës pranë banesave të tyre.

Konflikti ka nisur mes vëllait të viktimës Kolë Fierza, i arrestuar mesditën e kësaj të premteje nga policia dhe autorit të dyshuar të vrasjes në një lokal afër banesave lidhur me parkimin, duke pretenduar se është bllokuar rruga.

Rreth një orë pas këtij debati, konflikti ka vijuar mes viktimës Valter Fierza dhe autorit të dyshuar, Klodian Mhilli. Pas debatit autori, që është edhe fqinj me 33-vjeçarin, ka marrë armën dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.

I riu u gjet i pajetë rreth orës 21:48, i qëlluar me armë zjarri pranë makinës së tij, të parkuar pranë kishës së fshatit. Kanë qenë familjarët që e kanë gjetur të riun të pajetë dhe që kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Sipas hetimeve të deritanishme, policia thotë se të përfshirë janë 5 persona në këtë ngjarje. Ata janë autori i dyshuar i krimit Klodian Mhilli 24 vjeç, A. M. 23 vjeç, P. M. 22 vjeç, L. M., 20 vjeç dhe E. D. 38 vjeç.

Personat e përfshirë në konflikt janë shpallur në kërkim nga policia, e cila ka arrestuar Paolo Mhillin, vëllain e autorit të dyshuar të ngjarjes, Klodian Mhilli.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një pistoletë (dyshohet në posedim të shtetasit Klodian Mhiilit) dhe 3 gëzhoja që u gjetën në vendngjarje.

I gjithë konflikti mësohet se nisi mes vëllait të viktimës Kolë Fierza dhe autorit të dyshuar të vrasjes, të cilët mësohet se kanë debatuar me njëri-tjetrin për parkimin e një automjeti në arë.

Fillimisht debati ka nisur në një lokal afër banesave lidhur me parkimin duke pretenduar se është bllokuar rruga.

Rreth një orë pas këtij debati, konflikti ka vijuar mes viktimës Valter Fierza dhe autorit të dyshuar.

Pas debatit, autori, që është edhe fqinj me 33-vjeçarin, ka marrë armën automatik kallashnikov dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.

Pas informacioneve të siguruara nga vëllai i viktimës Kolë Fierza dhe banorëve të tjerë, është arritur që brenda një kohe të shkurtër të identifikohet autori, i cili u shpall në kërkim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë