Gazeta Si – Dy persona kanë vdekur, një burrë 41 vjeç dhe një fëmijë 2 vjeç, nga një sulm me thikë në Aschaffenburg, në Bavari të Gjermanisë pran qytetit të Frankfurtit.
Sipas shtypit gjerman, policia arrestoi një të dyshuar, një 28-vjeçar afgan, i cili tentoi të arratisej duke kaluar shinat hekurudhore që përshkojnë qytetin. Për këtë arsye lëvizja e trenave është ndërprerë përkohësisht.
Sipas gazetës “Bild”, sulmi ndodhi në parkun Schontal (i njohur për rrezikshmërinë e tij), në qendër të qytetit.
Sipas të dhënave fillestare, disa persona kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë dhe të shtruar në spital.
Nuk ka të dyshuar të tjerë, ndonëse një person i dytë fillimisht u ndalua nga policia, duke u rezultuar më pas pa lidhje me faktet dhe aktualisht besohet se është dëshmitar.
Arsyet e këtij sulmi janë ende të paqarta. Ndërkohë, lëvizja e trenit në stacionin jugor është ndërprerë për shkak se i dyshuari ka tentuar të arratiset nëpër shina. Sipas policisë, megjithatë nuk ka rrezik të mëtejshëm për banorët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.