Astronomët kanë njoftuar se kanë shpuar velin e errësirës dhe pluhurit në qendër të galaktikës sonë të Rrugës së Qumështit për të kapur fotografinë e parë të “gjigantit” që banon atje: Një vrimë e zezë supermasive, një derë kurth në hapësirë përmes së cilës ekuivalenti prej 4 milionë diejsh janë dërguar në përjetësi, duke lënë pas vetëm gravitetin e tyre.
Imazhi, i lëshuar në konferenca të njëkohshme shtypi në Uashington, DC, dhe në mbarë globin, tregoi një rrumbullak me një vrimë në mes dhe përreth ka vetëm errësirë.
Imazhi i ri i bashkohet fotografisë së parë të një vrime të zezë, të prodhuar në vitin 2019 nga i njëjti ekip, i cili fotografoi përbindëshin në zemër të M87.
Ëndrra e keqe e Ajnshtajnit
Vrimat e zeza ishin një pasojë e padëshiruar e teorisë së përgjithshme të relativitetit të Albert Ajnshtajnit, i cili ia atribuon gravitetit deformimit të hapësirës dhe kohës nga materia dhe energjia.
Vështrimi i Ajnshtajnit çoi në një konceptim të ri të kozmosit, në të cilin hapësira-koha mund të dridhej, përkulej, zgjerohej, rrotullohej dhe madje zhdukej përgjithmonë në gjirin e një vrime të zezë, një entitet me gravitet aq të fortë sa që as drita nuk mund të shpëtonte atë.
Ajnshtajni nuk e miratoi këtë ide, por tani dihet se universi është i njollosur me vrima të zeza. Shumë janë mbetjet e yjeve.

Por duket se ka një vrimë të zezë në qendër të pothuajse çdo galaktike, përfshirë tonën, që mund të jetë miliona ose miliarda herë më e madhe se dielli ynë. Astronomët ende nuk e kuptojnë se si këto vrima të zeza supermasive janë rritur kaq të mëdha.
Në mënyrë paradoksale, pavarësisht aftësisë së tyre për të gëlltitur dritën, vrimat e zeza janë objektet më të shndritshme në univers. Materialet, gazi, pluhuri, yjet e copëtuar që bien në një vrimë të zezë nxehen në miliona gradë në një vorbull të dendur fushash elektromagnetike. Pjesa më e madhe e kësaj lënde bie në vrimën e zezë, por një pjesë nxirret jashtë nga presione të mëdha dhe fusha magnetike.

Për të parë më thellë në hijen e vrimës së zezë, studiuesit duhej të rregullonin radioteleskopët e tyre në gjatësi vale më të shkurtra që mund të depërtonin në mjegull. Dhe ata kishin nevojë për një teleskop më të madh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.