Ka ndodhur

Vrau nipin e mitur aksidentalisht gjatë pastrimit të armës, kapet 65-vjeçari në Shkodër

Gazeta Si - Një 65-vjeçar, Vlash Jakaj u arrestua sot, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

65-vjeçari duke pastruar armën e gjahut ka vrarë aksidentalisht nipin e tij të mitur. Ngjarje kjo e ndodhur në 09.08.2022.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë