Drejtësia

Vrau 4 policë në 2009, Apeli lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Dritan Dajtin

Gazeta Si – Gjykata e Apelit të Përgjithshëm lë në fuqi vendimin e Gjykatës Elbasanit, e cila bashkoi dy dënimet ndaj Dritan Dajtit, me 25 dhe 23 vite në një të vetëm, 25 vite heqje lirie. 

Dajti u dënua për vrasjen e 4 punonjësve të forcave operacionale në vitin 2009 për kapjen e tij në zonën e plazhit te “Iliria” në Durrës.

Po kështu, rezulton se Dajti është dënuar edhe për dy ngjarje, e para ka ndodhur në vitin 2004, me 20 vite burg për vrasjen e biznesmenit Agim Beqja.

Një vit më vonë, gjatë procesit ndaj tij, ai u arratis nga ambientet e Gjykatës së Tiranës, për këtë u dënua me 9 vite burg. 1 vit më vonë Gjykata e Tiranës, pranoi bashkimin e dënimeve dhe vendosi për Dajtin 23 vite heqje lirie. 

Ai ka mohuar akuzat dhe pasi u dënua me burgim të përjetshëm, një trup gjykuese e përbërë nga gjyqtarë apelesh në rrethe, ulën dënimin e tij në 25 vite burg.

Në atë kohë, nisi një hetim për 3 nga 5 gjyqtarët që votuan pro uljes së dënimit, por me ngritjen e SPAK-ut, ishte ky instritucion që vendosi pushim të hetimeve.

Gjithashtu, Apeli i përgjithshëm ka rrëzuar një kërkesë të Dajtit që kërkonte ulje dënimi me 45 ditë për peridhën kohore 2019-2020.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë