Ngjarje

Vrau 35-vjeçaren në muajin e 9 të shtatzënisë, vetëvritet autori

Ka vrarë veten Sokol Halili, personi që vrau 35-vjeçaren shtatzënë në oborrin e Maternitetit në Kosovë

Mediat në Kosovë raportojnë se Sokol Halili ishte lokalizuar nga policia, por nuk kishte pranuar të dorëzohej duke vrarë veten.

Lajmi e ka konfirmuar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Pas një pune intensivë të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policorë që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten”.

“Policia e Kosovës, si dhe Inspektorati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, shkroi Sveçla.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë