Ngjarje

Vrasjet në Shkodër, Myftiu: Krimi synon të bëjë ligjin

Komuniteti fetar në Shkodër ka reaguar sërish për situatën kriminale pas vrasjes së Fatos Ferracakut dhe plagosjes së një personi tjetër.

“Shkodra është zhytur nga një mjegullnajë e zezë, ku krimi, korrupsioni, vjedhja, fajdet kanë për qëllim të bëjnë ligjin e t’ia ndryshojnë identitetin këtij qyteti, prandaj e kemi për borxh kombëtar e moral t’i kthejmë vlerat e besimit”, u shpreh Muhamed Sytari, myftiu i Shkodrës.

Me këtë mesazh ju drejtua besimtarëve myftiu i Shkodrës, gjatë inaugurimit të një xhamie të re në këtë qytet, tek ura e Bunës.

Vrasja në mes të qytetit ka tronditur opinionin publik si dhe rendin dhe sigurinë në qytetin e Shkodrës. Më herët, mesazhe të ngjashme ka dhënë dhe komuniteti i krishterë ku në thelb ishte bashkëjetesa e mirë si dhe largimi nga veset që dëmtojnë shoqërinë si dhe ndalimin e vrasjes. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë