Ngjarje

Vrasje me snajper në Vlorë, ekzekutohet në ballkonin e banesës 22-vjeçari. Babai i tij u arratis nga burgu i Peqinit në 2017-n

Gazeta Si - Një atentat mafioz me snajper i mori jetën 22-vjeçarit Gëzim Sinomataj mbrëmjen e të dielës, teksa po qëndronte në ballkonin e banesës së tij në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrethana ende të paqarta.

I kthyer pak ditë më parë nga Belgjika për të festuar Vitin e Ri pranë familjes, i riu u qëllua me snajper nga persona ende të paidentifikuar, duke ndërruar jetë në vend.

Pista kryesore që po heton policia është ajo e hakmarrjes, pasi babai i viktimës, Sokol Sinomati ishte pjesë e bandës së Gazmend Brakës i njohur si “Gaxhai”, në Vlorë në vitin 1997 dhe kishte nofkën “Buzëderri”.

Ndërkohë, në momentin që i riu është qëlluar me plumb në kokë, dritat në zonë janë fikur dhe qyteti ka qenë në errësirë.

Nuk dihet nëse kjo ishte planifikuar nga autorët apo ka qenë thjesht një rastësi, por ekzekutori ka përfituar nga errësira për t’u larguar pa lënë gjurmë.

Deri më tani janë shoqëruar në polici 10 persona, të cilët janë marrë në pyetje për vrasjen.

Ndërkohë, burime paraprake, dyshojnë se viktima kishte dalë në ballkon për të pirë cigare dhe të jetë vrarë me snajper me një plumb në kokë në ballkonin e shtëpisë së tij. Sinomataj dyshohet të jetë qëlluar nga një godinë përballë banesë së tij.

Ndërkohë, rreth 1 orë e 20 minuta pas ngjarjes së rëndë, policia njoftoi se makina e autorëve të dyshuar u gjet duke u djegur në lagjen “24 Maji”.

I riu raportohet ishte kthyer nga Belgjika për të festuar vitin e ri në Shqipëri. Gëzim Sinomataj është djali i Sokol Sinomatajt, i cili njihet me nofkën “buzëderri” në Vlorë. Ky i fundit u arratis nga burgu i Peqinit në vitin 2017, ku kishte marrë leje dhe nuk u kthye më.

Shpallja e tij në kërkim me kartelë jeshile rezulton të jetë kryer në datë 12 shtator 2017. Menjëherë, sapo doli nga burgu, ai mori djalin e madh Bernardin dhe djalin adoleshent e u largua nga Shqipëria.

Dyshohet se ata u vendosën në Belgjikë Në vitin kur ai u arratis, Sokol Sinomataj vazhdonte të vuante dënimin per vrasjen e Elton Tatos dhe plagosjen e Robert Borakut, ngjarje që sipas vendimit të Gjykatës së Vlorës ka ndodhur në 26.06.2002.

Por ai njihet gjithashtu si "ushtar" i grupit të Gaxhait në trazirat e vitit 1997, ku sipas policisë, Sokol Sinomati dhe Armando Sulejmani (Çipuri), pavarësisht se u gjetën fajtorë nga shkalla e parë e krimeve të rënda për pjesëmarrje në bandën e armatosur të Gazmir Brakës( Gaxhai), gjykata e lartë në vendimin Nr.48, i shpalli fajtorë vetëm për vjedhje me dhunë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë