Dosje

Vrasja për qiranë në Shkodër, Lekë Vuksani ndërton dinamikën e krimit: Nuk ishte arma ime

Gazeta Si – Petrit Vuksani, dyshohet se u qëllua për vdekje me me armën e tij në banesën që i kishte dhënë me qira Lekë Vuksanit në Shkodër.

Autori i dyshuari krimit, ka pranuar në polici se debatet mes tij dhe qiradhënësit kishin nisur që prej 1 muaji, kohë kur 51-vjeçari ishte kthyer nga Anglia.

34-vjeçari Lekë Vuksani ka thënë se në momentin që viktima u kthye nga jashtë, e nxori atë nga shtëpia, që i kishte lënë me qira.

Shkaku i konfliktit mes tyre, sipas autorit të dyshuar, kishin qenë edhe për qiranë.

“Me Petritin jemi njohur, sepse edhe ai është nga Dukagjini. I kam marrë shtëpinë me qira, duke qenë se ndodhej në Angli. Muajt e fundit kemi pasur disa debate për qiranë e shtëpisë, por edhe për pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike. Atë ditë kur ndodhi vrasja, Petriti erdhi dhe më nxori nga shtëpia”, – ka treguar Lekë Vuksani.

Sa i përket ditës së krimit, Lekë Vuksani, mësohet të jetë shprehur se pasi ka shkuar në banesën e 51-vjeçarit fillimisht janë konfliktuar, më pas e ka qëlluar atë për vdekje me kallashnikov, armë të cilën Lekë Vuksani thotë se ishte në pronësi të viktimës, Petrit Vuksanit.

Pavarësisht pretendimit se arma e krimit është e viktimës, policia ka prova se armën e solli autori i dyshuar me vete dhe se ishte e tij.

Ngjarja ndodhi mesditën e së martës, në lagjen “Tom Kola” të Shkodrës. Pasi e qëlloi për vdekje në banesën e tij, Lekë Vuksani u arratis, për t’u arrestuar 21 orë më pas nga policia në një shtëpi në lagjen “Pjetër Budi”, ku u fsheh pasi kërcënoi të zonjën e shtëpisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë