Dosje

Vrasja e trefishtë në Fushë-Krujë/ I dyshimtë zjarri që përfshiu makinën e viktimave

Gazeta Si – Në një kohë kur nuk ka asnjë gjurmë nga atentatorët e masakrës në Fushë Krujë, vijon të mbetet i dyshimtë zjarri i rënë në makinën e viktimave.

Grupi hetimit po pret përgjigje nga ekspertiza lidhur me shkakun e djegies së automjetit, ku udhëtonin Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.

Fillimisht u dyshua se zjarri që shkrumboi brenda 2 prej të rinjve, erdhi për shkak të breshërisë së plumbave në motorin e makinës “Volkswagen Passat”.

Por nga ajo që mund të shihet të paktën në foto, flakët fillimisht kanë rënë në pjesën e brendshme të kabinës.

Një gjë e tillë nuk përjashton mundësinë që autorët të kenë përdorur dhe lëndë plasëse pas ekzekutimit të trefishtë.

LEXO EDHE:
– Atentati në Fushë-Krujë, njëri nga viktimat telefonoi familjen kur kuptoi se po ndiqeshin
– Dosjet ku përmendej Brilant Martinaj, krimi i trefishtë në Fushë-Krujë dyshohet se u urdhërua për hakmarrje
– Një ‘komando’ në masakrën e Fushë Krujës? Asnjë plumb jashtë objektivit, viktimat u ndoqën që nga Rinasi

Siç shikohet, në pjesën e përparme të makinës, kryesisht në zonën e kofanos ka të paktën 7 gjurmë plumbash.

Ndërkohë, tre ditë nga atentati mafioz në mbikalimin e Fushë-Krujës, policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve.

Burime pranë grupit hetimor, bëjnë me dije se është kërkuar marrja në pyetje e disa personave, emra të njohur për autoritetet.

Përmes deklarimeve të tyre hetuesit kërkojnë të kuptojnë nëse kanë dijeni për vrasjen e 3-fishtë mesditën e së dielës.

Më herët, policia ka shoqëruar dhjetëra persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe ka ofruar 30 milionë lekë të vjetra shpërblim për këdo që jep informacion.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë