Ka ndodhur

Vrasja e policit, arrestohen 2 personat që ndodheshin në makinë me Aldi Ramën

Pak orë pas vrasjes së komisarit të Policisë së Lezhës, Saimir Hoxha, u vunë në pranga në flagrancë Armando Marku, 26 vjeç dhe Kristian Sheri, 27 vjeç, banues në Lezhë. Këta dy persona ndodheshin në makinë në momentin e vrasjes së Hoxhës, së bashku me autorin e ngjarjes, Aldi Rama.

Ky i fundit, rreth orës 05:35 të mëngjesit të sotëm, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Kristian Sheri dhe Armando Marku, akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe se kanë qenë në dijeni të armës që mbante me vete Rama, duke mos e kanë denoncuar këtë fakt.

Ekspertët mjeko-ligjorë, në prezencë të grupit hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po kryejnë autopsinë dhe gjithë veprimet e tjera ligjore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë