Drejtësia

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, 6 policët do të vijojnë të mbeten të pezulluar nga detyra

Gazeta Si - Gjykata e Elbasanit la në fuqi vendimin për pezullimin e gjashtë policëve të repartit "Shqiponja", të cilët prokuroria i akuzon si fajtorë për ngjarjen e 21 prillit 2021, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosen 4 persona.

Gjashtë efektivët dolën sot në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë. Prokuroria kishte kërkuar pezullimin e tyre, duke i akuzuar për "shpërdorim detyre" dhe gjykata pranoi kërkesën.

Sipas prokurorisë efektivët nuk kanë kryer asnjë veprim që do të shmangte përplasjen mes dy grupve të PD dhe PS.

Dy ditë më parë u njohën me masën e sigurisë edhe dy zv drejtorët të cilët përballen po me të njëjtën akuzë. Nikollaq Palla dhe Albert Nushi. Dy zv/drejtorët do të hetohen në gjendjen e “arrestit shtëpiak”.

Në 21 prill të vitit 2021, gjatë një përplasje me armë mes dy grupimeve politike mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani, në atë kohë eksponent i PS ndërsa mbetën të plagosur 4 persona të tjerë mes të cilëve një punonjëse policie.

Pas ngjarjes, në polici u vetë dorëzua si autor i krimit Arbër Papleka, shoqërues i drejtues politik të PD të Elbasanit në atë kohë Gazmend Bardhi. Papleka, ish-efektiv i Reneas qarkullonte në Elbasan i armatosur si pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës, strukturë e cila ishte ngritur nga PD në të gjithë vendin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë