Ngjarje

Vrasja e motrës nga vëllai, autori kishte probleme me bixhozin dhe alkoolin

Gruaja e ekzekutuar mbrëmjen e të dielës në Shkodër nga vëllai i saj në banesë, sapo kishte ardhur nga Gjermania, ku jetonte si emigrante prej disa vitesh.

Diana Vukaj kishte ardhur në shtëpinë e vëllait të saj të vogël, por vizita për pushime në Shqipëri ka përfunduar në mënyrë tragjike.

Dyshohet se Fabian Vukaj, 55 vjeç, e kishte ekzekutuar që të premten me një pistoletë tip “Zastava”me silenciator me 4 plumba motrën e tij.

Ndërkohë që trupi i 58-vjeçares është mbajtur i pajetë prej dy ditësh në shtëpi në lagjen “Ndoc Mazi” në Shkodër. Gjithçka u zbulua mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:30 kur dhe efektivët e policisë mbërritën në shtëpinë e 55-vjeçarit dhe gjetën gruan të vrarë në krevat.

Burime shprehen se viktima e ndihmonte shpesh të vëllain, pasi dyshohet se ai luante boxhoz dhe në momentin e krimit mendohet se ka qenë nën efektin e alkoolit.

Grupi hetimor, dyshon se refuzimi për t’i dhënë para vëllait, është një nga pistat e hetimit të krimit në familje.

Pas kthimit nga Gjermania, ajo është ndalur për të qëndruar në shtëpinë e saj në Shkodër dhe për pak ditë do të nisej për në shtëpinë e saj të pushimit në Velipojë.

Autori i kësaj ngjarjeje, Fabian Vukaj është vënë në prangat e policisë, ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë