Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Mallakastër më 5 janar ku 16-vjecari Luis Saliaj bashkë me dy shokët e tij dhunoi dhe vrau nusen e xhaxhait, i mituri ka dhënë detaje të reja për ngjarje në polici.
Ai është shprehur se dy shokët e tij i kishin thënë: “Do të ikim të marrim hashashin në shtëpinë e Dritës, gruas së Hair Saliaj…”
16-vjeçari tregon se nuk ka hyrë në banesë, por ka qëndruar jashtë shtëpisë, dhe pas 30 minutash ka parë se Ervisi dhe S. Shehaj kanë dalë jashtë, ku në duar mbanin trupin e pajetë të Dritës, duke i kërkuar ndihmë që ta fusnin në makinë.
16-vjeçari ka pohuar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen e rëndë dhe se para se të ndodhte vrasja, ai ishte në shtëpinë e gjyshit të tij në një fshat tjetër.
Me S.Shehaj dhe Ervisin, ishin takuar në autostradë dhe pasi e kanë marrë në makinë, sipas tij ata i kanë propozuar për të shkuar në mesnatë në shtëpinë e Drita Saliaj. Por, ajo që ngre shumë pikëpyetje për grupin e hetimit është fakti se në banesën e familjes së L.Saliaj që ndodhet 30 metra larg asaj të viktimës, gjatë këqyrjes së saj, mbi tavolinë janë gjetur 4 pjata me ushqim dhe një gotë ujë, gjë e cila ka ngritur dyshime të forta se tre autorët kanë qenë bashkë dhe kanë hartuar një plan konkret.
Xhaxhai i 16 vjeçarit thotë se Luisi dhe një shok i tij kanë shkuar në shtëpinë e Dritës dhe kanë pirë kafe para se të vrisnin gruan dhe më pas e ka hedhur në rezervuar shoku i tretë.
“Ka vajtur me një shok tjetër kanë pirë dhe kafe e kanë vrarë. Nipi thotë e kemi mbytur me peshqir dhe më pas një tjetër që ka qenë nga fshati Curril e ka hedhur në rezervuar”.
Ai tregon se e ka dërguar vetë në polici 16-vjeçarin së bashku me nënën e tij pasi ky i fundit bënte veprime të dyshimta.
“Më 5 janar më thotë kunata djalin e shoh të dyshimtë ka ndodhur diçka. Marr vëllanë në telefon dhe nisemi drejt fshatit ku Luisi ishte në banesën e gjyshit. E kam dhunuar për të më treguar se çfarë kishte ndodhur. Nuk më tregonte se kush ishte vrarë. E dërgova në polici dhe aty ka rrëfyer”, thotë ai.
Xhaxhai thotë për të nipin se ai është një fëmijë problematik madje dhe përdorues hashashi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.