Gazeta Si - Gjykata e Fierit ka shpallur fajtorë autorët e përdhunimit dhe vrasjes së Drita Saliajt në fshatin Gjerbës të Mallakastrës.
Ervis Zotaj, 28 vjeç, autori kryesor i krimit, është dënuar me burgim të përjetshëm.
Akuza ndaj tij është për veprën penale “Vrasja me dashje që i shkakton mundime të veçanta viktimës”, e kryer në bashkëpunim dhe për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.
Ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij, të mitur në moshë, S.Sh., dhe L.S., u dënuan respektivisht me 17 dhe 14 vjet burg.
Krimi i rëndë ndodhi në 5 janar 2020, ku gruaja 50-vjeçare u përdhunua dhe më pas u mbyt me peshqir. Pastaj, tre autorët, trupin e pajetë të saj e hodhën në ujërat e rezervuarit të fshatit.
Në dëshmitë, thuhet se pasi janë prishur për pazaret e drogës, Zotaj përdhunoi 50-vjeçaren, e më pas është mbytur për vdekje para se të transportohej me makinë në rezervuar.
Krimi fillimisht është treguar në policinë e Mallakastrës nga 16-vjecari L.S., nga ku më pas është bërë arrestimi i dy personave të tjerë, të cilët treguan vendin se ku e kishin hedhur trupin e pajetë të gruas.
Drita Saliaj i ka pritur në banesën e saj tre autorët, ku njërin prej tyre L.S., e kishte nipin e burrit.
Tre autorët dhe viktima kanë ngrënë bukë së bashku, pasi në tavolinë, janë gjetur 4 pjata me ushqim dhe një gotë ujë.
E gjithë ngjarja është zbardhur në orët e mbrëmjes së 6 janarit 2020, kur në ambientet e komisariatit Mallakastër janë paraqitur, shtetasja M.Saliaj, së bashku me djalin e saj L.S., 16-vjeç, të dy me banim në fshatin Gjerbës Mallakastër.
Nënë e bir, kanë denoncuar zhdukjen e të afërmes së tyre, Drita Saliaj, gruaja e xhaxhait të 16-vjeçarit.
Sipas rrëfimit të nënë e bir në polici, Drita Saliaj, jetonte e vetme, pasi të shoqin dhe fëmijët i kishte jashtë shtetit në emigracion dhe për këtë zhdukje, akuzonin Ervis Zotajn nga fshati Gjerbës dhe S.Sh., nga fshati Çerrile.
Vetë L.S., ka treguar detaje krimi i rëndë, që më pas kanë ndryshuar pozicion e tij në këtë çështje, ku nga dëshmitar, ai është marrë në përgjegjësi penale, pasi ka bashkëpunuar me dy autorët e tjerë.
Sipas dëshmive, autorët e kanë torturuar përpara se ta vrasin, pasi në banesën e saj janë gjetur njolla të shumta gjaku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.