Gazeta Si - Ekzekutimi mafioz i dy shqiptarëve një natë më parë në një lokal në Athinë të Greqisë, duket se ka lidhje me trafikun e drogës, me lidhje që dyshohet se mbërrijnë deri në Tiranë.
Sipas mediave greke, autoritet e drejtësisë po hetojnë një tjetër pistë që mund të ketë lidhje me vrasjen në kryeqytet të biznesmenit Edmond Papa nga Saranda, i cili ishte dënuar më parë në Greqi për trafik droge.
“Të premten e kaluar (16.12.2022), u vra në një lokal Edmond Papa, pronar i një hoteli në Sarandë. 49-vjeçari ka marrë disa plumba dhe është transportuar në spital, ku ka humbur jetën pas plagëve të marra. Në Greqi ai ishte dënuar për trafik droge”, shkruajnë mediat greke.
Dyshohet se viktimat janë anëtarë të të njëjtit rrjet droge dhe të jenë ekzekutuar nga bashkatdhetarët e tyre.
“Duhet theksuar se në Shqipëri ka shpërthyer një “luftë” mes karteleve të drogës, pasi janë zhdukur rreth 700 kilogramë kanabis, ngarkesë për të cilën ka qenë përgjegjës biznesmeni i vrarë në Tiranë”, - vijon artikulli.
Kreshnik Çerçizaj 41 vjeç nga Vlora dhe dhe Armando Organja 44 vjeç nga Berati janë shqiptarët e ekzekutuar mbrëmjen së dielës në një lokal në zonën e Nea Smyrni në Athinë.
Dy viktimat kishin kryer burg në Greqi pikërisht për trafikim lëndësh narkotike dhe u qëlluan për vdekje nga një person që dyshohet se është vrasës me pagesë.
41-vjeçari që u ekzekutua gjakftohtë me katër plumba ishte arrestuar më parë për drogë, armë, grabitje dhe kontrabandë, ndërsa kishte dalë nga burgu me kusht.
Madje, ai dyshohet se njihej në zonë për aktivitetin e tij dhe marrëdhëniet me restorante dhe klube nate. Të njohurit e quanin "koleksionist".
44-vjeçari tjetër shqiptar, I cili mori një plumb në gjoks dhe përfundoi në spital, kishte angazhuar policinë për raste droge dhe lojëra të paligjshme bixhozi.
Në të njëjtën kohë, frika nga hakmarrja është gjithmonë e hapur në raste të tilla, por autoritetet greke deklarojnë se janë në gatishmëri për të parandaluar çdo veprim të tillë.
Momenti i vrasjes së 2 shqiptarëve në Athinë ishte tronditës. Ekzekutuesi gjakftohtë shkarkon me qetësi pistoletën mbi dy viktimat e tij në më pak se 5 sekonda.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në bizneset ngjitur, policia ka zbuluar se autori ka qendruar i fshehur në një lulishte aty pranë dhe ka pritur momentin për të kryer atentatin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.