Gazeta Si – Autoritetet policore belge kanë shpallur në kërkim një person të tretë të dyshuar si autor në vrasjen e Agustin Kazës ngjarje e ndodhur më 28 prill 2024 në Bruksel.
Në mediat belge është publikuar imazhi i autorit të dyshuar, i cili është i veshur me të zeza dhe në kokë mban një kapele me qëllim fshehjen e tipareve.
Agustin Kaza u qëllua me 1 plumb në kokë dhe 2 në gjoks teksa po pinte kafe në një prej tarracave të lagjes Scharbeek të Brukselit.

Deri më tani autoritetet vendase kanë shpallur në kërkim 2 persona, të cilët dyshohen si të përfshirë në ngjarje ndërsa një i 3-të është shpallur së fundmi pas publikimit të fotove në media.
Këtë herë, policia është në kërkim të një burri me trup të shëndoshë, i cili mbante veshur xhinse gri të errëta, një bluzë me kapuç të zi dhe një kapelë të zezë.
Roli i tre personave të shpallur në kërkim ende mbetet i paspecifikuar. Agustin Kaza u qëllua me tre plumba teksa po pinte kafe në lagjen “Schaarbeek” të Brukselit.
Ai u dërgua në spital ku dhe ndërroi jetë pas një jave, më 6 maj. Mes pistave që po hetohet, është dhe ajo e gjakmarrjes.
Agustin Kaza është vëllai i Martin Kazës, i dënuar me 22 vite burg për vrasjen e vëllezërve Dod dhe Augustin Gjini në Mirditë më 3 korrik 1997. Këto të fundit dyshohet se i kanë vrarë vëllain, i cili ka qenë shef krimesh në zonë në vitin 199
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



