Ka ndodhur

Vrasja e 31-vjeçarit në Prizren, arrestohet një tjetër person i dyshuar pas ‘Kobrës’

Gazeta Si - Një tjetër person është arrestuar në Prizren, si i dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit nga Kukësi Visart Cengu në lokalin “Kobra City”mëngjesin e të martës pas një konflikti për faturën e papaguar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari me vendim të prokurorit, ai po mbahet në rajon. Lajmi është bërë i ditur nga policia e Kosovës, teksa nuk jep detaje mbi rolin që ka pasur ai. 

Dy ditë më parë, ndaj 6 të arrestuarve, ndër ta dhe pronari i lokalit “Kobra City”, Dibran Hoxha, i njohur si “Kobra”, Gjykata Themelore në Prizren caktoi nga një muaj në paraburgim, pasi dyshohet se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Konflikti dyshohet se ndodhi për një faturë 400 euro të papaguar në lokalin e natës mes pronarit në Prizren dhe 3 të rinjve nga Kukësi.

Për pasojë ka mbetur i vdekur 31-vjeçari i identifikuar si Visart Cengu nga Kukësi. Ngjarja ndodhi në të gdhirë të 3 janarit në lokalin e ‘Kobrës’, i identifikuar si Dibran Hoxhaj.

Viktima, bashkë me 2 shokët e tij, Arben Basha dhe Rufgen Shehu, 27 vjeç janë konfliktuar me grushte me Dibran Hoxhën dhe më pas janë qëlluar me armë zjarri kur po largoheshin me automjet. I plagosur mbeti Rufgen Shehu, ndërsa të rinjtë nga Kukësi nuk ishin të armatosur.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë